SPORT- Kombëtarja U-15, Shqipëria barazon me Kosovën

TIRANË, 3 maj/ATSH/ –  Ka përfunduar me rezultatin 1 me 1 në “Elbasan Arena” , ndeshja mes Kombëtares Shqiptare të Futbollit U-15 dhe skuadrës kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe.

Ndeshja e zhvilluar ditën e sotme në “Elbasan Arena” ishte e ekuilibruar nga të dyja përfaqësueset dhe secila pjesë e lojës ishte nga 35 minuta.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola.

Në 45 minutat e dyta ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të. Ndërkaq pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja përfundon me barazimin e pjesës së dytë 1 me1.

Kjo ndeshje miqësore do të pasohet edhe me një përballje tjetër, e cila do të zhvillohet në datën 5 maj në qytetin e Shkodrës,  në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës në orën 12:00./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.