SOFT NEWS – Emrat më të preferuar të gjermanëve? Marie dhe Maximilian!

VAISBADEN, 3 maj /ATSH-DPA/ – Prindërit gjermanë kanë preferuar emrat Marie dhe Maximilian për foshnjet e tyre të lindura në vitin 2017, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Shoqata e Gjuhës Gjermane (GFDS).

Sophia dhe Maria ishin emrat në vend të dytë dhe të tretë më popullorë për vajzat, ndërsa Alexander dhe Paul ishin në tre emrat më popullorë për djemtë.

GFDS-ja tha se ka shqyrtuar të dhëna nga rreth 700 zyra regjistrimi dhe ka mbledhur 87% të të gjithë emrave. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.