Rendi dhe Siguria, Estonia ndihmë në rritjen profesionale të trupës policore

TIRANË, 3 maj/ATSH/- Forcimi i Rendit dhe Sigurisë realizohet përmes rritjes profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila tashmë do ketë dhe ndihmën e eksperiencës estoneze.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Estonisë, Andres Anvelt, ku u diskutua rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e sigurisë dhe të luftës kundër krimit.

“Në emër të Ministrisë së Brendshme njoha ministrin Anvelt me masat e marra në luftën ndaj krimit të organizuar, nisjen e procesit të Vetting-ut në Policinë e Shtetit, sfidat e kësaj reforme dhe ndryshimet rrënjësore të synuara në Akademinë e Sigurisë. Përvoja e Estonisë në këtë drejtim do të ndihmojë Shqipërinë të përmirësojë ndjeshëm përgatitjen profesionale të trupës së policisë.” /a.f//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.