Interi në hall, Valencia kërkon 35 milionë euro për Cancelon

TIRANË, 3 Maj/ATSH/ -Shtohen vështirësitë për Interin për blerjen e kartonit të Joao Cancelos.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Valencia këmbëngul në klauzolën që parashikon blerjen e futbollistit nga zikaltrit për 35 milionë euro brenda 30 majit.

Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të pranojë një shifër më të vogël dhe ka hedhur poshtë propozimin e italianëve për zgjatjen edhe një vit të huazimit.

Drejtuesit e Interit janë para kushtit për të bërë një sforcim ekononim ose futbollisti portugez do të kthehet në Valencia, e cila nuk do ta kishte të vështirë për ta shitur, pasi Reali i Madridit dhe disa klube angleze janë gati të shpënzojnë deri 50 milionë euro për Cancelon.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.