FUTBOLL – Liverpool në finale me Real Madrid

ROMË, 2 maj /ATSH/ – Sot në “Olimpico” të Romës u luajt ndeshja e vlefshme për finalen e Ligës së Kampionëve mes Romës dhe Liverpool që përfundoi me rezultatin 4-2.

Golat u shënuan nga Manes në minutën e 9-të dhe Wijnaldum në minutën e 25-të për ekipin e Liverpool.

Roma përfitoi në minutën e 15-të nga një autogol i Milner.

Në minutën e 52-të Dzeko barazoi rezultatin dhe në minutën e 89-të Nianggolan realizoi golin e avantazhit i cili shënoi edhe golin e dyfishimit të rezultatit në minutën e 93-të, por që nuk mjaftoi për të kualifikuar Romën. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.