Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/5/2018

Yangon (Birmani) – Birmania fillon hetimin e parë kombëtar për lirinë e shtypit në vend.

PYONGYANG (Kore e Veriut) – Vizitë në Korenë e Veriut e ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, në sfondin e samitit ndërkorean.

SIDNEJ (Australi) – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri australian, Malcolm Turnbull morën pjesë në një ceremoni përkujtimore për ushtarët e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore në memorialin e Anzac të Sidnejit.

SIDNEJ (Australi) – Presidenti francez, Emmanuel Macron vazhdon vizitën në Australi për bisedime të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë.

ROMË (Itali) – Konferencë shtypi e tre viktimave të një prifti pedofil kilian.

BRUKSEL (Belgiqjikë) – Komisioni Europian publikon propozimin legjislativ për kuadrin financiar shumëvjeçar 2021-2027, që do të marrë parasysh edhe largimin e Britanisë së Madhe.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e Angela Merkel dhe homologut sllovak, Peter Pellegrini, emëruar pas krizës politike të shkaktuar nga vrasja e një gazetari.

UASHINGTON (SHBA) – Donald Trump merr pjesë në ceremoninë e betimit të sekretarit të ri amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

JERUZALEM – Vizitë e kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version