SIDNEJ – Macron në vizitë zyrtare për konsolidimin e marrëdhënieve franko-australiane

SIDNEJ, 1 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti sot në Australi, ku ai synon të konsolidojë marrëdhënien franko-australiane në planin strategjik, ekonomik, por gjithashtu shkencor, kulturor dhe linguistik.

Presidenti francez mbërriti në Sidnej për një vizitë tre ditore. Bëhet fjalë për vizitën e dytë të një presidenti francez në Australi, pas asaj të François Hollande në 2014.

Emmanuel Macron u prit nga kryeministri australian, Malcolm Turnbull, para një darke zyrtare në ndërtesën prestigjioze në formë guaske./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.