Sezoni turistik, 10 destinacione të reja fluturimesh

TIRANË, 1 maj/ATSH/ – Në prag të sezonit të ri turistik, Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar 10 destinacione të reja dhe 3 të tjera me dyfishim kapaciteti.

Sipas një njoftimi për shtyp të Autoritetit të Aviacionit Civil, këto linja do të funksionojnë gjatë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm edhe në numrin e turistëve për këtë vit.

Destinacionet e reja Charter:

1. Helsinki-Tiranë. Fluturim në periudhën 11 maj – 28 shtator.
2. Kopenhagen-Tiranë. Fluturim në periudhën 2 qershor- 18 gusht.
3. Budapest-Tiranë.
4. Moskë-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator.
5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor.
6. Goteborg-Tiranë. Fluturim në periudhën 6 qershor – 3 tetor.
7. Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga qershori deri në shtator.

Destinacionet e reja skedule

1. Tel-Aviv-Tiranë. Periudha e fluturimit fund qershori deri në 26 tetor.
2. Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 prill deri në 27 tetor.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.