Agjencia Telegrafike Shqiptare

LONDËR – Johnson nënvizon rëndësinë e marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

LONDËR, 1 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë britanike, Boris Johnson vlerësoi sot deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për Iranin duke nënvizuar rëndësinë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015.

“Fjalimi i kryeministrit izraelit mbi hulumtimet e kaluara të Iranit përsa i përket armëve bërthamore tregon shkakun pse ne kemi nevojë për marrëveshjen me Iranin për programin bërthamor.

“Marrëveshja me Iranin nuk është e bazuar në besim, por në verifikime”, deklaroi Johnson.

Duke këmbëngulur në rëndësinë e mbajtjes së kufizimeve të përfshira në këtë marrëveshje, ai nënvizoi se dispozitat përsa i përket verifikimeve (…) do të bënin më të vështirë për Iranin për të rifilluar kërkime të tjera./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version