SPORT- Barcelona fiton titullin e 25-të të La Liga-s

TIRANË, 30 prill/ATSH/ – Ekipi i Barcelonës ka fituar titullin e 25-të radhazi të kampionatit spanjoll La Liga duke mundur ekipin e Deportivo La Coruna me rezultatin 4 me 2.

Në këtë fitore një meritë ka i zakonshmi Lionel Messi, i cili shënoi tre herë në rrjetën e La Coruna, duke shkuar në kuotën e 32 golave në kampionat.

Ekipi i Barcelonës kaloi në avantazh me brazilianin Phillipe Coutinho, që në minutën e shtatë, ktheu në gol një pasim të marrë nga Osumane Dembele.

Lionel Messi, u shërbye nga Luis Suarez, në minutën e 38-të, duke shënuar golin e dytë për katalanasit.

Gjithsesi, ende pa u mbyllur pjesa e parë Lucas Perez ktheu në lojë Deportivo me një gol, që ngjalli shpresat e ekipit të drejtuar nga holandezi Seedorf.

Loja kaloi në baraspeshë pasi vendasit barazuan më anë të Colak, avantazh i cili nuk zgjati shumë.

Ishte Lionel Messi i cili shënoi 9 minuta para fundit golin e avantazhit për ekipin katalanas dhe 2 minuta më vonë shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për miqtë.

Në “Riazor” Messi ka shënuar 13 gola gjatë karrierës së tij, ndërsa bëhet lojtari i parë në historinë e kampionatit spanjoll që shënon më shumë se 30 gola brenda një sezoni, shifër që e ka arritur 7-të herë radhazi./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.