JORDANI – Pompeo: Izraelitët dhe palestinezët të rifillojnë bisedimet për paqe

AMAN, 30 prill /ATSH-DPA/ – Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u kërkoi palestinezëve dhe izraelitëve të rifillojnë negociatat, pas shumë vitesh pa asnjë progres në drejtim të paqes, gjatë një vizite të zhvilluar sot në kryeqytetin jordanez.

“Ne me siguri besojmë se izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë marrëveshje politike. Ne inkurajojmë palestinezët t’i rikthehen dialogut politik”, tha Pompeo, gjatë turit të tij të parë në këtë post.

“Duke respektuar zgjidhjen ‘dy shtete’, palët duhet të marrin vendimin mbi zgjidhjen e duhur. Sigurisht që jemi të hapur për një zgjidhje nga të dyja palët”, tha ai gjatë një konference për shtyp me homologun jordanez, Ayman al Safadi.

Vitin e kaluar, SHBA-ja njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke shkaktuar zemërim nga ana e palestinezëve.

Statusi i Jeruzalemit ka qenë një prej çështjeve më delikate në konfliktin disa dekada të gjatë mes izraelitëve dhe palestinezeve.

Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të pandashëm, ndërkohë që palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.