TIRANË, 30 prill/ATSH/- Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti u regjistrua një rritje e zhdoganimit të cigareve.
Doganat kanë raportuar se në tre muajt e parë të këtij viti janë zhdoganuar 66 tonë cigare më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në 3-mujorin e 2018-ës nga doganat kanë kaluar 668 tonë cigare, me një mesatare mbi 220 tonë në muaj.
Po sipas të dhënave nga doganat, konsumi i cigareve është pak më i ulët sesa sasia e importuar. /a.gjonaj/ /a.g/
