FOTO- Fustanet me tyl, ëndërrat romantike të fëmijërisë

TIRANË, 30 prill/ATSH/.- Kush nuk ka ëndërruar kurrë për një fustan tyl? Pëlhura e zanave, princeshave dhe e tregimeve që kanë shënuar në mënyrë të paevitueshme imagjinatën e çdo fëmije, edhe sot përfaqëson më shumë një përrallë sesa një mënyrë të vërtetë të veshjes.

Dhe meqë moda që prej njëfarë kohe e ka kuptuar vlerën e dëshirave për Hirushen, në pasarelat e modës së pranverë-verë 2018 u shfaqën modele të mahnitshme dhe ngjyrat e mrekullueshme pastel.

Natyrisht qilimi i kuq i ngjarjeve të mëdha është konfirmuar terreni ideal për këtë trend dhe nuk kanë munguar shfaqjet spektakolare. Ai i fustanit kilometrik i Kendall Jenner në edicionin e fundit të Golden Globe, ai me volum maxi i Chiara Ferragni në Javën e Modës së Lartë në janar të vitit të kaluar dhe më në fund triumfi i radhitur nga Lady Gaga në edicionin e 60-të të Grammy (në piano e mbuluar me pupla të bardha).

Por, stilistët janë kënaqur me interpretime që shkojnë përtej kërkesave të mbrëmjeve të mëdha. Falë trendit të madh të viteve ’80 që ka rivendosur në fushë fundet e stilit tutu, getave rrjetë, dantellës dhe lëkurës.

Stili i rrugës, nga ana tjetër, duket se i sugjeron publikut të gjerë se “tylin gjatë ditës mund ta vishni”. Mund ta kombinoni me bluza, xhaketa me dopio petë, me këmishë, me atlete ose me këpucë elegante.

Shfletoni galerinë dhe frymëzohuni nga tendencat e pranverë-verë 2018./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.