KABUL, 30 prill /ATSH-AFP/ – Më shumë se 20 persona, përfshirë një fotograf dhe tre gazetarë, u vranë në një sulm të dyfishtë sot në Kabul, ku sulmi i dytë kishte si objektiv median e cila kishte nxituar të ishte e pranishme në vendngjarjen e parë.
Sipas një bilanci ende paraprak që u komunikua gjatë mëngjesit nga ana e Ministrisë afgane të Shëndetësisë, sulmi i dyfishtë shkaktoi të paktën 21 të vdekur dhe 27 të plagosur.
Shah Marai, drejtori i zyrës së fotografëve në Kabul, i cili kishte shkuar në zonën e parë të shpërthimit u vra nga një shpërthim i fuqishëm që u regjistrua rreth 30 minuta më vonë./ /v.b/ a.jor.
