37 mjekë të rinj specialistë i bashkohen ekipit të mjekëve në të gjithë vendin

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155770800526523/

TIRANË, 30 prill/ATSH/ – Mjekët e rinj i bashkohen ekipit të punonjësve të shëndetësisë në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, shembullin e mjekut toksiokolog në Spitalin e Shkodrës, Alban Haxhi, një prej 37 mjekëve të rinj specialistë që në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit

“MIRËMËNGJES dhe me shembullin e Dr. Albanit, një nga 37 mjekët e rinj specialistë që në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë. Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona”, – shkruan Kryeministri Rama.

Një shembull është mjeku Alban Haxhi, mjek i sapodiplomuar në toksikologji klinike. Ai është banor i Tiranës dhe pas specializimit është pozicionuar në shërbimin e urgjencës të Spitalit Rajonal Shkodër. Gjithashtu mbulon dhe shërbimin e toksikologjisë klinike dhe adiktologjisë.

“Meqenëse shërbimi i Urgjencës funksionon me shërbime 12 dhe 24 orëshe atëherë disa ditë do t’i kaloj këtu, disa ditë pranë familjes time. Profili jonë nuk ka ekzistuar më përpara në këtë spital. Jam i pari që po ngrej këtë lloj shërbimi dhe shpresoj që do t’ia dal bashkë me stafin që më ka mbështetur goxha në këtë pjesë”, – shprehet mjeku Haxhi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.