TIRANË, 29 prill/ATSH/- Nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.
Këto akse rrugore janë pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe turizmit.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe turizmit, ju uroj një të dielë të qetë.
/gj.mima//e.caushi/