Çantat ”Box Bag” të voglat dhe interesantet e sezonit pranverë-verë 2018

TIRANË, 29 prill /ATSH/ – Janë çantat më të dëshiruara të momentit, fiksimi i ri i blogerëve të modës dhe një nga aksesorët më të nevojshëm ku ia vlen të investosh.

Bëhet fjalë për “Box Bag”, që është mjaft në modë në sezonin pranverë-verë 2018.

Këto çanta të vogla me forma gjeometrike, qoftë për tu mbajtur në dorë apo me rrip supi, do të jenë zgjedhja e duhur për të qenë edhe më në modë duke ju bërë shoqëri gjatë gjithë ditës.

Nëse jeni gati për të rinovuar dollapin e çantave dhe për të mirëpritur disa çanta të reja, thjesht duhet të filloni të kërkoni për të preferuarat tuaj.

Ja disa nga “Box Bag” më interesante për sezonin pranverë-verë 2018./a.a//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.