“EveningStandard”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi emocionues

TIRANE, 28 Prill/ATSH/-Revista britanike “EveningStandard” ka renditur Shqipërinë të parën në 12 vendet që duhen vizituar sa më parë.

Me këtë artikull të revistës britanike, kryeministri Edi Rama ka uruar mirmëngjesi ndjekësit në facebook.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë artikull të revistës britanike “EveningStandard” që e rendit Shqipërinë të parën në 12 vendet që duhen vizituar sa më parë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

12 vendet që gjithkush do i ketë vizituar vitin tjetër

Ashtu si syzet e diellit “polka dots”, të viteve ’90 apo pantallonat e shkurtra prej kadifeje edhe destinacionet e udhëtimit mund të jenë’ on trend ‘po ashtu.

Në raportin më të fundit të konkurrueshmërisë së turizmit në Forumin Ekonomik Botëror, sipas prestigjozes britanike, u analizuan 136 vende për aftësinë e tyre për të qenë një destinacion i mirë turistik.

Raporti zbulon se cilat vende kishin bërë kërcimin më të madh për të mbajtur në radarin tuaj të udhëtimit.

Sipas EveningStandard, Shqipëria u rrit tetë vende në raportin më të fundit, që do të thotë se është një destinacion udhëtimi emocionues.

EveningStandard gjithashtu sugjeron lexuesit të vizitojnë Rivierën Shqiptare dhe të enden nëpër Gjirokastër, ‘qytetin e gurit’.

./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.