HAGË – Policia amerikane dhe Europol bllokojnë propagandën e ISIS-it në internet

HAGË, 27 prill /ATSH-AFP/ – Policia amerikane dhe e Bashkimit Europian bllokuan organet kryesore të propagandës në internet të grupit të Shtetit Islamik, gjatë një operacioni të përbashkët të ndërmarrë në disa vende, njoftoi sot agjencia europiane e policisë Europol.

“Me këtë operacion të pazakontë, ne kemi dhënë një goditje të fortë për kapacitetet e Shtetit Islamik për të përhapur propagandën e tij në internet dhe për të radikalizuar të rinjtë në Europë”, deklaroi kreu i agjencisë europiane, specializuar në eliminimin e kriminalitetit, Rob Wainwright në një komunikatë.

Operacioni ka prekur gjithashtu agjencinë “Amaq” përdorur nga islamikët radikalë për të bërë thirrje për sulme dhe për të përhapur thirrjet për xhihad./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.