Agjencia Telegrafike Shqiptare

PD kundër vendimeve të Këshillit Bashkiak

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Opozita dënoi vendimmarrjen në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke i cilësuar ato si vendime të paligjshme e që çojnë drejt kioskëzimit e betonizimit.

Kryetari i këshilltarëve të PD-së Kreshnik Çollaku, theksoi se këto vendime janë votuar nga njerëz pa mandat këshilltari dhe çdo vendim është i pavlefshëm.

Në një prononcim për mediat, Çollaku ripërsëriti se janë gjashtë individë që morën pjesë në votim e që me vendim të Gjykatës së Tiranës janë shpallur persona pa mandat të këshilltarit bashkiak.

“Janë gjashtë individë të cilët sillen sikur janë këshilltarë, debatojnë sikur janë këshilltarë dhe votojnë sikur janë këshilltarë. Prania e këtyre gjashtë individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij Këshilli Bashkiak dhe çdo vendimi që merret aty brenda. Prania e këtyre njerëzve që aktrojnë si këshilltarë por nuk janë të tillë duhen për të aktet kriminale që po i bëjnë Tiranës”, – tha Çollaku.

Këshilltarët e opozitës i konsideruan krime të rënda për qytetin, dy vendimet e kaluara sot.
/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version