Kreditë me probleme për individët zbritën në 7.6%

TIRANË, 26 prill /ATSH/- Kredia me probleme për individët u ulë në 7.6% në fund të vitit të 2017, duke shënuar një rënë me pesë përqindjeje krahasuar me një viti më parë.

Banka e Shqipërisë prezantoi të enjten Raportin e Stabilitetit Financiar, ku evidentoi se individët janë një segment i shëndetshëm në kreditim.

Sipas BSH-së, kreditë me probleme për bizneset mbeten në kufijtë e 17%.

Në rikuperimin e nivelit të kredisë me probleme ndikim ka pasur pastrimi i portofolit nga kreditë e humbura, por edhe nga ristrukturimet e kredive në uljen e raportit të kredive me probleme. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.