FUTBOLL – Messi regjistron markën e tij për veshjet sportive

LUKSEMBURG, 26 prill /ATSH-AFP/ – Futbollisti Lionel Messi, ylli i FC Barcelone, fitoi sot në gjykatë të drejtën për të regjistruar markën e tij për artikujt sportivë “Messi” në Bashkimin Europian duke hedhur poshtë një vendim të mëparshëm, njoftoi Gjykata e BE-së që ndodhet në Luksemburg.

Në vitin 2013, organizmi europian i ngarkuar me pronësinë intelektuale (EUIPO) vendosi në favor të operatorëve spanjollë të markës “Massi” duke bërë ditur se ekzistonte rreziku i konfuzionit.

“Një vendim që Gjykata e Bashkimit Europian e gjykoi të pabazë dhe e anuloi sot”, sipas komunikatës./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.