FOTO/ Vizita në Gjermani, Rama: Mesazhe të qarta për rrugën europiane të Shqipërisë

TIRANË, 26 prill /ATSH- I. Vata/ – Gjatë vizitës në Gjermani, Kryeministri Edi Rama mori vlerësime nga Kancelarja gjermane Angela Merkel për reformën në drejtësi dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën europiane të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në statusin e tij social Facebook një album nga vizita e një ditë me parë në Gjermani.

“Gjatë vizitës në Gjermani, ku u shkëmbyen opinione dhe mesazhe të qarta për rrugën europiane të Shqipërisë”, – shprehet Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155761134536523/

“Unë dua ta them shprehimisht se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime. Kemi folur edhe në takimin e fundit për këto, si për shembull, këtu e kam fjalën për sistemin e drejtësisë, sepse nëpërmjet reformës në drejtësi, forcohet tërë integriteti dhe besueshmëria e tij. E dimë se procesi i Vetting-ut tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj Kryeministrin dhe të vazhdojë këtë rrugë”, – tha Merkel në konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Rama.

Kancelarja Merkel ka theksuar se Gjermania do të mbështesë, Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtetë përparimet që na duhen në mënyrë që në qershor të marrim një vendin.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama është shprehur se “jam krenar që edhe falë mbështetjes së Gjermanisë, vij këtu, pasi Shqipëria ka kryer një reformë të thellë të drejtësisë, e cila konsiderohet nga Komisioni Europian, qoftë në Paketën e Zgjerimit, qoftë në Raportin e fundit të Progresit, si një model për t’u shtrirë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”./a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.