Durrës, Kongresi Rinor Kombëtar në takim për formimin e politikave rinore lokale

TIRANE, 26 Prill/ATSH/- Kongresi Rinor Kombëtar, që mbështetet nga fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung” ka organizuar sot në Durrës takimin e parë me temë, “Të veprojmë së bashku në formimin e politikave rinore në nivel local dhe qendror, përmes dialogut të strukturuar”.

“Kongresi Rinor është një strukturë ombrellë e 84 organizatave rinore, që kryejnë veprimtarinë në 12 qarqe të vendit”, tha për ATSH-në Dafina Peci, drejtore ekzekutive e KRK.

Kongresi ka 6 vite që funksionon dhe përfshin edhe 6 forumet politike të rinisë tha më tej Peci.

Rritja dhe përmirësimi i dialogimit me institucionet Qendrore dhe Lokale në mënyrë që politikat rinore të vlerësohen, duke arritur në hartimin e planeve locale të veprimit për fuqizimin e rinisë dhe për krijimin e një zëri në buxhet për implementimin e tyre.

Peci vlerëson partnerët e Durrësit dhe veçanërisht shoqatën rinore “Udhëtim I lirë”, e cila organizoi edhe takimin e sotëm, që po zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak të qytetit.

Politika shumë herë njehsohet me partitë, duke vështirësuar afrimin e të rinjve në këto forume-u than ë Takimin e sotëm. Ne jemi këtu për të nisur një lëvizje të madhe në 12 qarqet e vendit dhe për të krijuar plane locale zhvillimi rinor-thanë pjesëmarrësit në takim./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.