Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – BE bën propozimet e para për luftën kundër dezinformimit në internet

BRUKSEL, 26 prill /ATSH-AFP/ – Brukseli prezantoi sot propozimet e tij për të rritur luftën kundër dezinformimit në internet duke inkurajuar Facebook dhe Twitter të bëjnë më shumë për eliminimin e lajmeve të rreme (fake news), pa arritur deri në rekomandimin e një rregulli.

Duke nënvizuar nevojën në rritje të garantimit të proceseve demokratike të besueshme pas skandalit Facebook/Cambridge Analytica për shpërndarjen në kuadrin zgjedhor të të dhënave personale, Komisioni Europian u tregua relativisht i pavendosur në propozimet e tij.

Ai publikoi sot një “komunikatë”, që do të thotë një dokument politik që nuk ka efekte ligjore, në të cilën ai shfaq mendimin e tij.

Komisioni propozon aty “një kod sjelljeje” për Google dhe Facebook, veçanërisht për të luftuar kundër dezinformimit në internet.

Shqyrtimi i reklamave politike dhe përshpejtimi i mbylljes së llogarive që publikojnë fake news bëjnë pjesë mes masave që platformat janë ikurajuar të zbatojnë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version