SPORT – Liga e Kampioneve: Liverpool pret “surpizën” Roma në Anfield

TIRANË. 24 prill /ATSH/ – Në “Anfield Road” do të zhvillohet mbrëmjen e së martës ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve, ku Liverpool do të presë “surprizën” Roma.

Të dyja ekipet vijnë pas sukseseve të mëdha, pasi në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve larguan skuadra me emër si Manchester City dhe Barcelona.

Anglezët vijnë pas një triumfi madhështor me rezultat të përgjithshëm 5-1 kundër Manchester City-t të Pep Guardiolas në çerekfinale dhe do të ballafaqohet me një Romë, e cila eleminoi Barcelonën pas fitores 3-0 në shtëpi, pavarësisht se ndeshjen e parë e kishte humbur 4-1 në vajtje.

Sa i përket formacioneve, Jurgen Klopp do i duhet të bëjë pa shërbimet e Adan Lallana, Joel Matip dhe Emre Can, ndërkohë që pritet ta ketë në dispozicion Dejan Lovernin, ndërsa trajneri i Romës, Di Francesco do të ketë një grup të plotë, me përjashtim të Defrel dhe Karsdorp që vuajnë nga dëmtimet.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): 1 Kariusz, 66 Alexander-Arnold, 6 Lovren, 4 Van Dijk, 26 Robertson, 7 Milner, 14 Henderson, 21 Oxlade-Chamberlain, 11 Salah, 9 Firmino, 19 Manè. (22 Mignolet, 2 Clyne, 5 Ëijnaldum, 17 Klavan, 18 Alberto Moreno, 28 Ings, 29 Solanke). Klopp.

Roma (3-4-2-1): 1 Alisson, 20 Fazio, 44 Manolas, 5 Juan Jesùs, 24 Florenzi, 16 De Rossi, 6 Strootman, 11 Kolarov, 17 Under, 4 Nainggolan, 9 Dzeko. (28 Skorupski, 25 Bruno Peres, 21 Gonalons, 7 Pellegrini, 92 El Shaaraëy, 8 Perotti, 14 Schick).  Di Francesco.

Takimi Liverpool – Roma do të zhvillohet në orën 20:45 dhe do të drejtohet nga arbitri gjerman Felix Brych. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.