MADRID, 24 prill /ATSH-AA/ – Federata Europiane e Peshëngritjes (EFW) vendosi që Spanjës t’i refuzohej organizimi i Kampionatit Europian për garuesit deri në 23 vjeç, pasi nuk u lejua hyrja në vend e peshëngritësve të përfaqësueses së Kosovës.
Qeveria e Spanjës, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, nuk i është përgjigjur letrës së EFW-së, në të cilën kërkohej që t’u lejohet hyrja garuesve kosovarë në vend, kështu që shteti më i madh në Gadishullin Pirenej mbeti pa organizimin e një kampionati kontinental.
Kampionati Evropian i peshëngritjes U23, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Poloni nga 24-31 tetor të këtij viti./ a.jor.