Procedura që duhet të ndiqni nëse ju refuzohet viza amerikane

TIRANË, 20 prill/ATSH/-Shumë nga ju mund të jeni në pikëpyetje lidhur me atë ç’ka ndodh nëse ju refuzohet një vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një sqarim lidhur me këtë çështje, duke i dhënë përgjigje shumë nga pyetjeve të shqiptarëve.

Konsulli bën me dije se nëse doni dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj.

“Nëse besoni se keni informacione të reja për t’u dhënë zyrtarëve që do t’ju ndihmojnë t’i tregoni lidhjet tuaja me Shqipërinë atëherë gjithmonë mund të aplikoni përsëri. Nganjëherë është e vështirë për aplikantët të kapërcejnë supozimin e qëllimit të emigrantëve. Ligji aktual i emigracionit në SHBA vendos një barrierë të lartë për të gjithë aplikantët e vizave. Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat – si për lëshimet, edhe për refuzimet – është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë”.

Më tej, konsulli sqaron se sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), çdo aplikant vizash jo-imigruese konsiderohet si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar.

“Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ”.

Po kështu, konsulli ka dhënë një këshillë për t’u mbajtur mend nga të gjithë të interesuarit.

“Dhe, mbani mend që refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo-imigruese ndryshojnë përgjatë kohës, pasi edhe vetë jetët tona evoluojnë. Sigurisht, kjo lyp edhe pyetjen: “Kur mund të riaplikoj unë?” nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS-160”. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.