MUZIKË – Kanye West publikon dy albume të reja

UASHINGTON, 20 prill /ATSH-AFP/ – Kanye West, këngëtari i njohur i muzikës rap, i shtruar në një qendër mjekësore një vit e gjysmë më parë, që lidhej me një krizë nervore dhe lodhje, njoftoi sot hedhjen në treg të dy albumeve të reja në muajin qershor.

Në një seri postimesh në Twitter, artisti 40-vjeçar deklaroi se do të nxirrte në treg një album solo me shtatë këngë në 1 qershor dhe një tjetër vepër muzikore në bashkëpunim me reperin Kid Cudi, një javë më vonë.

Ky album do të titullohet ‘’ Kids See Ghost’’.

Bashkëshorti i Kim Kardashian ndërpreu krejt papritur turin në vitin 2016 gjatë një koncerti. Ai është konfliktuar verbalisht me Jay-Z dhe bëri publike mbështetjen e tij për republikanin Donald Trump.

Sipas agjentëve të tij, ai ka kaluar një depresion nervor.

Prej asaj kohe, reperi nga Çikago ka qëndruar mjaft i rezervuar me median.

Albumi i tij i fundit ‘’The life of Pablo’’ doli në vitin 2016./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.