Leku vijon të mbiçmohet kundrejt monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka vijuar të mbiçmohet kundrejt monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë në tremujorin e parë të vitit, por me një ritëm më të përmbajtur.
Ekspertët bankar shprehen se, pavarësisht mbiçmimit modest të lekut ndaj euros, mbiçmimi i tij ndaj dollarit amerikan, e si rrjedhojë edhe ndaj lirës turke e renminbit kinez, mbetet i qenësishëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kursi nominal efektiv i këmbimit, KNEK, (Kursi nominal efektiv i këmbimit (KNEK/NEER) llogaritet kundrejt monedhave të pesë partnerëve tregtarë kryesorë (Itali, Greqi, Gjermani, Turqi dhe Kinë), duke përdorur peshat përkatëse në tregti), shënoi një mbiçmim vjetor prej rreth 4.5% në tremujorin e katërt, në rënie kundrejt maksimumit prej 5.3% në tremujorin e tretë.
Për të njëjtën periudhë, kursi real efektiv i këmbimit KREK, u mbiçmua me 4.2%, nga 5.0% që shënonte një tremujor më parë.
Indeksi real qëndron shumë pranë atij nominal që prej muajit shkurt të këtij viti, duke
reflektuar diferencën e ulët mes inflacionit në vend dhe atij të vendeve partnere.
 

Monedha Kryesore

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 104.65 -0.01
Euro EUR 129.42 +0.04
Poundi Britanik GBP 148.46 -0.13
Franga Zvicerane CHF 108.00 -0.08
Jeni Japonez (100) JPY 97.46 -0.13
Dollari Australian AUD 81.56 +0.44
Dollari Kanadez CAD 82.95 -0.22
Korona Suedeze SEK 12.48 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 13.50 +0.04
Korona Daneze DKK 17.37 0.00
SDR SDR 152.38 -0.16
Ari(OZ 1) XAU 140895.53 +33.64
Argjend(OZ 1) XAG 1790.56 +25.99
Juani Kinez (onshore) CNY 16.67 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.69 +0.03
Monedha Lekë për njësi të monedhës së huaj
Lira Turke TRY 25.57 -1.16
Leva Bullgare BGN 66.06 -0.65
Forinta Hungareze (100) HUF 41.66 -0.12
Rubla Ruse (100) RUB 168.87 -15.40
Kuna Kroate HRK 17.43 -0.12
Korona Çeke CZK 5.11 -0.03
Denari Maqedonas MKD 2.11 -0.02
e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.