Klosi: Lumenjtë nuk mund të jenë më landfille të hapura

Klosi: Lumenjtë nuk mund të jenë më landfille të hapura

Klosi: Lumenjtë nuk mund të jenë më landfille të hapurahttps://ata.gov.al/2018/04/20/klosi-lumenjte-nuk-mund-te-jene-me-landfille-te-hapura/“Lumenjtë nuk mund të jenë landfille të hapura për bashkitë, apo për ish-komunat, apo për ndonjë fshat të vogël. Duhet që për mjedisin të punojmë të gjithë së bashku”, tha Klosi duke shtuar se “gjatë kësaj jave është bërë një punë e pa imagjinueshme nga të gjitha institucionet në lidhje me pastrimin e shtretërve të lumenjve, brigjeve të liqeneve”. Sipas ministrit, pikërisht në respekt të këtij operacioni, mjedisi nuk mund të trajtohet më si një mall pa zot.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.04.2018

 

TIRANË, 20 prill / ATSH / -Në ditën e pestë të operacionit “Pastrojmë Tokën që duam” ministri Klosi ishte në Urën e Polisit në Librazhd ku vijonte pastrimi i shtratit të lumit Shkumbin.

Të pranishëm edhe deputeti i zonës Tulant Balla, kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra dhe prefekti Maksim Malaj.

Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, punonjës të AdZM Elbasan, punëtorë të bashkisë, nxënës shkollash dhe vullnetarë.

Duke vlerësuar punën e bërë në të gjithë vendin prej datës 16 prill, ministri Klosi tha se pas datës 22 prill institucionet e zbatimit të ligjit do të vihen shumë më tepër në veprim duke mos toleruar asnjë kryetar bashkie që lejon derdhjen e mbetjeve në lumenj.

“Lumenjtë nuk mund të jenë landfille të hapura për bashkitë, apo për ish-komunat, apo për ndonjë fshat të vogël. Duhet që për mjedisin të punojmë të gjithë së bashku”, tha Klosi duke shtuar se “gjatë kësaj jave është bërë një punë e pa imagjinueshme nga të gjitha institucionet në lidhje me pastrimin e shtretërve të lumenjve, brigjeve të liqeneve”.

Sipas ministrit, pikërisht në respekt të këtij operacioni, mjedisi nuk mund të trajtohet më si një mall pa zot.

Deputeti Balla falënderoi ministrin Klosi për nismën e ndërmarrë prej tij duke e konsideruar si një akt shumë të rëndësishëm historik për Shqipërinë, i cili përkoi me periudhën e rekomandimit për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave na gjen në një aksion kombëtar për të pastruar Shqipërinë nga plehrat, sepse sigurisht një vend që bëhet gati për t’u ulur në tryezë si i barabartë me vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të ketë të njëjtat standarde mjedisore sikurse standardet që më në fund pas 27 viteve mund të themi që kemi një Ministri të Mjedisit dhe deri para 6 muajsh ne kemi patur Ministri të Mjedisit vetëm me titull, por jo një ministër Mjedisi që të koordinojë të gjitha strukturat shtetërore në funksion të pastrimit”, tha Balla.

Pas Urës së Polisit, ministri Klosi inspektoi edhe punën në Urën e Zezë në Elbasan. Duke parë nga afër ecurinë e pastrimit, ministri Klosi kërkoi nga Inspektoriati i Mjedisit që të identifikojnë ndotësit dhe t’i ndëshkojnë ata sipas ligjit.

Ndërsa nga kryeplaku i zonës, kërkoi që banorët të ndërgjegjësohen dhe të mos ndotin më lumenjtë. /n.lena/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.