Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Wenger largohet nga Arsenali

LONDËR, 20 prill /ATSH-AFP/ – Francezi Arsène Wenger njoftoi sot se do të largohej nga posti i trajnerit të ekipit londinez të Arsenalit në fund të sezonit, pas një karriere 22-vjeçare në krye të ekipit të Premier Ligës.

‘’Pas diskutimeve me klubin dhe një shqyrtimi të kujdesshëm, mendoj se ishte momenti i duhur për mua për t’u tërhequr në fund të sezonit’’, u shpreh trajneri me origjinë nga qyteti i Alzasës, në një deklaratë të publikuar në faqen në internet të ekipit duke shprehur afeksionin dhe mbështetjen e tij të përheshme./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version