SOFT NEWS – ”Gianluigi Buffon” gjendet pranë një autostrade

ATHINË, 19 prill /ATSH-ANA/ – Një tjetër këlysh ariu, jetim, që u gjet duke u endur i vetëm pa nënën e tij, u mor në mbrojtje nga organizata për ruajtjen e jetës së egër “Arcturos”.

Kujdestarët e organizatës e emëruan këlyshin “Luigi” si protieri italian i ekipit të Juventusit, Gianluigi Buffon, sepse ariut i pëlqen që të luajë dhe mbajë një top.

Ky këlysh disamuajsh u gjet nga një qytetar, ndërsa endej pranë një autostrade të rrezikshme në rrjetin rajonal të rrugëve në Florina, ku është regjistruar një numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale ku janë përfshirë arinjtë.

Qytetari njoftoi “Arcturos”, të cilët menjëherë filluan një kërkim për të lokalizuar nënën e këtij këlyshi, por këto kërkime përfunduan pa rezultat.

Ky këlysh i uritur u transferua në ambientet e “Arcturos”, ku do të përfshihet në programin e rehabilitimit për arinj jetimë.

Ky këlysh do të mbahet për gati një vit në një zonë që ështëe  ndarë nga arinjtë e tjerë, ku do të mësojë si të mbijetojë. Nëse gjithçka shkon mirë ariu do të lëshohet në mjedisin e tij natyror. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.