Nga jugu në veri, vijon aksioni “Pastrojmë Tokën që duam” edhe në Lezhë

TIRANË, 19 Prill / ATSH /  – Në kuadër të projektit kombëtar “Pastrojmë tokën që duam”, Prefektura Lezhë në bashkëpunim me Bashkinë Lezhe dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhe, mbështetur nga programi DLDP (Programi për decentralizim dhe zhvillim lokal) i qeverisë zviceriane po vazhdon aktivitetin e pastrimit  të shtrirë në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë.

Dy grupe pune në njësinë Shëngjin, administrata e Bashkisë Lezhë me shkollën “Hydajet Lezha” pastruan mbetjet  nga kryqëzimi Sakës deri në Knalle dhe administrata e njësisë Shëngjin me forcat e ushtrisë së bashku me stafin e prefektures, pastruan tek “Rana e Hedhun” ku është bërë i mundur grumbullimi i afro 30 ton mbetje që po përpunohen nga kompania e pastrimit si dhe drejtoria e shërbimeve.

Aksionit për pastrimin e territorit ia janë bashkuar edhe nxënës të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” tek aksi kombëtar Lezhë – Balldre, në plazhin e Shengjinit deri në Kune.

Aksioni do të vazhdoje deri diten e premte sipas programit te miratuar nga Bashkia dhe prefektura e qarkut Lezhë. Ky aksion do të vazhdojë edhe në dy zonat e tjera të shërbimit, zona II (Kolsh, Zejmen dhe Shenkoll) dhe zona III (Balldre, Blinisht, Kallmet, Dajc).

Strukturat e vartësisë së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit janë në krye të këtyre aksioneve pastrami. /n.lena/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.