BE – 540 000 persona morën azil në 2017, rënie e ndjeshme nga 2016

LUKSEMBURG, 19 prill /ATSH-DPA/ – Rreth 540 000 azilkërkues morën strehim në vendet anëtare të Bashkimit Europian në vitin 2017, një shifër në rënie me 25% në raport me vitin 2016, njoftoi sot zyra e statistikave të BE-së.

Rreth një e treta e personave që u është dhënë azil, ose 175 800 persona, janë qytetarë sirianë, që i bënë ata të vazhdojnë të jenë grupi më i madh i përfituesve për azil, ku gati 60% e kërkesave për azil në vitin 2016 ishin pozitive.

Më shumë se 70% të azilkërkuesve sirianë u është dhënë mbrojtje në Gjermani.

Qytetarë nga Afganistani (100 700 persona ose 19%) dhe Iraku (64 300 persona ose 12%) përbëjnë dy grupet e tjera më të mëdha që kanë përfituar azil, të ndjekur nga Eritreja (5%), Irani (5%) dhe Somalia (4%).

Numri më i lartë i kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare është dhënë në Gjermani (325 400) ndjekur nga Franca (40 600), Italia (35 100), Austria (34 000) dhe Suedia (31 200)./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.