SHBA – Trump konfirmon takimin sekret Pompeo-Kim

UASHINGTON, 18 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se kreu i CIA-s, Mike Pompeo kishte takuar liderin koreano-verior gjatë një vizite të fshehtë në Phenian javën e kaluar, para samitit të parashikuar mes dy liderëve.

“Mike Pompeo ka takuar Kim Jong Un në Korenë e Veriut javën e kaluar. Takimi ka patur zhvillime të mira dhe një marrëdhënie e mirë është vendosur. Detajet e samitit po studiohen”, deklaroi Donald Trump në Twitter.

“Denuklearizimi do të jetë një ngjarje e madhe për botën, por gjithashtu edhe për Korenë e Veriut”, shtoi ai.

Më herët Shtëpia e Bardhë konfrimoi se kontakte në nivele shumë të larta ishin zhvilluar me liderin koreano-verior, Kim Jong Un.

Sipas “Washington Post”, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo kishte zhvilluar një vizitë të fshehtë në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, gjatë së cilës ai ishte takuar me drejtuesin koreano-verior./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.