Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Cili është monumenti juaj i preferuar në Shqipëri?

TIRANË, 18 prill /ATSH – I. Vata/ – Në ditën ndërkombëtare të monumenteve, ambasada e SHBA-së në Tiranë promovon vlerat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe financon për ruajtjen e tyre.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, thekson faktin se Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ndihmon në ruajtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendeve Historike. Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ndihmon në ruajtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore si dhe në edukimin e brezit të ardhshëm të Shqipërisë. Ky fond ndihmoi në ruajtjen e galerisë 3 të kështjellës Argjiro, ku ndodhet muzeumi ‘Kronikë në Gur’ i Gjirokastrës”.

“Cili është monumenti juaj i preferuar në Shqipëri?” – pyet amabasada, për të zgjuar interesin ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore dhe sjell në vëmendje kalanë e Gjirokastrës./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.