STRASBURG – Macron: Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor me hapa të njëjtë me reformën në BE

STRASBURG, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Dëshiroj që për Ballkanin Perëndimor të përparojnë dy linja, nga njëra anë vullneti për t’i mbajtur këto vende të lidhura me Europën dhe nga ana tjetër një reformë e thellë e Europës, që nuk mund të vazhdojë nesër me të njëjtat rregulla, deklaroi sot në Strasburg presidenti francez, Emmanuel Macron.

”Për Ballkanin ekziston rreziku gjeopolitik që këto vende të hapen drejt Rusisë dhe Turqisë apo të thellojnë përçarjet mes tyre, por në të njëjtën kohë nuk dua një Europë që funksionon me vështirësi, me 28 vende anëtare sot, nesër me 27 dhe pastaj me 32 me të njëjtat rregulla”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.