BUKURESHT, 17 prill /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti rumun, Ion Iliescu, 88 vjeç, po hetohet për krime kundër njerëzimit, në dosjen e gjatë për ditët e përgjakshme që shoqëruan protestat antikomuniste të dhjetorit 1989 në Rumani, njoftoi sot në Bukuresht prokuroria e Gjykatës së Lartë të Kasacionit.
Këto hetime kanë si objektiv masat e qëllimshme ”devijuese” të marra pas rrëzimit të diktatorit komunist, Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortes së tij, Elena të cilët u gjykuan menjëherë dhe u ekzekutuan më 25 dhjetor të vitit 1989.
”Ion Iliescu pranoi dhe miratoi masa me karakter ushtarak, ku disa prej tyre kanë patur një karakter dukshëm devijues”, sipas një deklarate të prokurorëve.
Ky njoftim përbën një fazë të re në këtë procedurë, e klasifikuar pa ndjekje penale në vitin 2015, por që u rihap në vitin 2016 me vendim të Gjykatës së Lartë të Kasacionit.
Dy zyrtarë të lartë të ushtrisë janë gjithashtu nën hetim për ”urdhërat e dhënë” dhe publikim të informacioneve të rreme, njoftoi prokuroria.
Në total, 1 104 persona vdiqën në Rumani gjatë ngjarjeve të dhjetorit të 1989, 162 përpara rrëzimit të Çausheskut, i cili urdhëroi shtypjen e protestave, dhe 942 në ditët në vijim, sipas një bilanci që 28 vite më pas mbetet një çështje që ngjall ende dyshime./ /v.b/ a.jor.
