FOTO/ Durrës, në 24 orët e fundit përpunohen 6 anije me 291 kontejnerë

TIRANE, 17 Prill /ATSH/ –   Gjatë 24 orëve të fundit në tre terminalet e mallrave në portin e Durrësit i janë nënshtruar procesit të përpunimit 6 anije me 291 kontejnerë dhe mbi 21 mijë ton mallra.

Dy prej tyre në Terminalin Lindor, me përkatësisht 6600 ton qymyr dhe 5281 ton skrap kanë përfunduar shkarkimin gjatë mbrëmjes së kaluar. Po ashtu është shkarkuar në kalatën 1, edhe një anije me 3600 ton çimento.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se në kalatat 2, 4 dhe 5 vazhdon procesi i shkarkimit të çimentos, hekurit rrotativ dhe tubave të çelikut, ndërsa në kalatën 6 po shkarkohen 291 kontejnerë. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.