RUSI – Moska shpreson ende në arritjen e një dialogu me Uashingtonin

45

MOSKË, 16 prill /ATSH-AFP/ – Kremlini u shpreh sot se shpreson ende në arritjen e një dialogu me Uashingtonin, pavarësisht çdo krisjeje që kanë pësuar marrëdhëniet midis dy fuqive të mëdha, edhe më të përkeqësuara së fundmi nga sulmet perëndimore kundër regjimit të Damaskut.

”Ne shpresojmë se me kalimin e kohës, derisa kolegët tanë amerikanë të kenë zgjidhur marrëdhëniet e tyre të brendshme, të nisë dialogu pavarësisht çdo krisjeje që kanë pësuar marrëdhëniet dypalëshe për faj të Uashingtonit”, deklaroi për mediat zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.