PSG shpallet kampion i Francës, turpërojnë 7-1 ish-kampionët

157

TIRANË, 16 Prill/ATSH/- Paris Saint-Germain është shpallur kampione e Francës në futboll. Skuadra kryeqytetase ka siguruar matematikisht titullin kampion të Ligës 1 Franceze teksa mbeten ende dhe pesë ndeshje për tu zhvilluar, por avantazhi prej 17 pikësh me Monakon i ka bërë të pakapshëm djemtë e Unai Umery në Francë.

Skuadra nga Parisi mundi me rezultatin e thellë 7-1 Monakon, skuadrën e dytë në klasifikim.

Pjesa e parë u dominua bindshëm nga vendasit, Kryeqytetasit gjetën golin e parë që në minutën e 15’ me talentin Lo Celso. Pas tij ishte Cavani vetëm dy minuta më vonë që barazon Ibrahimoviç me 113 gola të shënuar në Ligue 1. Tre minuta më pas ishte Di Maria ai që trefishon rezultatin me një lehtësi të madhe dhe që prej atij momenti është vulosur titulli i PSG. Lo Celso shënon golin e tij të dytë personal dhe të katërtin e ekipit të tij në minutën e 27’. Katërt gola për 12 minuta, Në fund të pjesës së parë Monaco jep një shenjë jete me golin e Rony Lopes. Por pas pushimit ishte sërish PSG ekipi që gjeti golin me Di Maria në minutën e 58’. Por turpërimi më i madh për Monaco erdhi në minutën e 76’ kur Falcao shënoi një autogol duke shtuar vuajtjet e ekipit të tij që duhet t’i dorëzojë në këtë mënyrë titullin rivalëve. Për mbylljen e madhe mendoi Draxler në minutën e 87 pas pasimit të Pastore. /a.f/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.