FUTBOLL – Përplasje në “San Siro”, tre tifozë në pranga

72

TIRANË, 16 Prill/ATSH/- Përballja mes Milan dhe Napolit e luajtur në “San Siro”, të Milanos, e vlefshme për javën e 32 të Seria A e cila përfundoi pa gola, para ndeshjes regjistroi përplasjes me grupeve të tifozëve të të dy skuadrave. Për rrjedhojë, 3 ultras të skuadrës së kaltër janë arrestuar.

Ata janë arrestuar kur kanë tentuar të hynë në stadium, kjo pasi gjatë hyrjes në stadium napoletanët kanë tentuar të hynë me sende të forta dhe janë konfrontuar me rojen. Gjithashtu kjo ka ardhur sepse para ndeshjes ata kanë kryer një përleshje me tifozët kuqezi.

Për këtë reaguan dhe ultrasit kuqezi gjatë ndeshjes, pasi gjatë gjithë kohës ata kënduan kore raciste. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëm serioz./a.f/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.