Kur valsi vjenez zbret në sheshin ‘Skënderbej’

151

Kur valsi vjenez zbret në sheshin 'Skënderbej'

Kur valsi vjenez zbret në sheshin 'Skënderbej'https://ata.gov.al/2018/04/16/kur-valsi-vjenez-zbret-ne-sheshin-skenderbej/“Balloja Vjeneze” do të vijë si një eksperiencë mahnitëse më 21 Prill 2018, në Pallatin i Kongreseve në Tiranë, duke sjellë për të gjithë artdashësit muzikën e mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 16.04.2018

 

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Me rastin e Vitit Kulturor Shqipëri-Austri 2018, Ambasada e Austrisë në Tiranë dhe Advantage Austria, nën kujdesin e Bashkisë së qytetit të Vjenës dhe Bashkisë Tiranë, sjellin për herë të parë në Tiranë, “Ballon Vjeneze”.

“Balloja Vjeneze” do të vijë si një eksperiencë mahnitëse më 21 prill 2018, në Pallatin i Kongreseve në Tiranë, duke sjellë për të gjithë artdashësit muzikën e mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare.

Duket se kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur që tani përgatitjet, teksa në sheshin “Skënderbej”, së bashku me miq të Tiranës, nën kujdesin e Enada Hoxhës dhe të Gerd Vasos kanë bërë prova. Valsit i është bashkuar në sheshin “Skënderbej” edhe ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler.

“Moment i mrekullueshëm plot hir dhe vals në Sheshin ‘Skënderbej’. Mos ndaloni vallëzimin, përjetoni eksperiencën e ‘Ballos Vjeneze’ në Tiranë më 21 prill në ‘Pallatin e Kongreseve'”, shkruan ambasada austriake në faqen zyrtare të saj, në rrjetin social “Twitter”.

Për “Ballon Vjeneze” do të vijë në Tiranë Mr. Uwe Theimer, drejtor i korit në Operën Shtetërore të Vjenës, ndërsa do të performojnë edhe Mexosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit Vikena Kamenica dhe tenori i njohur. Nuk do të mungojnë as tingujt melodiozë të familjes Qerim,i si dhe interpretimi i të rinjve të Shkollës së Baletit në Tiranë.

Valsi është një nga kërcimet më të ngadalta dhe tërheqëse. Valsi është një traditë e lindur në Angli, dhe në të gjitha sallonet mbretërore performohet nga Princi dhe Princesha. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.