“Kozmetika e armikut”, suksesi i fundjavës për artdashësit e kryeqytetit

316

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Komedia e zezë “Kozmetika e armikut” ishte premiera e radhës që shoqëroi artdashësit kryeqytetas gjatë fundjavës në Teatrin Metropol.

Duartrokitje të pareshtura shoqëruan aktorët pas përfundimit të premierës në sallën “Çehov”.

“Kozmetika e Armikut” u shfaq si një projekt i pavarur i artistëve të rinj me regji nga Ana Guçe, dhe nën interpretimin e Xhino Musollarit, Ismail Shinos, Marius Dhramit.

Dy karaktere kontraverse, pa asnjë të përbashkët, një biznesmen dhe një sociopat, takohen krejt rastësisht në Terminalin e Parisit. Në dukje takimi është rastësor, megjithatë një e kaluar e frikshme mbështjell të tashmen e dy individëve.

Një thriller psikologjik, i sjellë në mënyrë fine prej autores, mbajti pezull publikun gjatë fundjavës, një shfaqje që krijoi difuzion me spektatorin dhe interaktivitet, nga mënyra se si ishte trajtuar spektatori u bë palë e shfaqjes dhe partner i aktorëve jo vetëm si term, por si pjesë reale e saj. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.