Klosi apel biznesit dhe banorëve të përfshihen në Javën e Tokës

40

Klosi apel biznesit dhe banorëve të përfshihen në Javën e Tokës

Klosi apel biznesit dhe banorëve të përfshihen në Javën e Tokështtps://ata.gov.al/2018/04/16/klosi-apel-biznesit-dhe-banoreve-te-perfshihen-ne-javen-e-tokes/Ministri Klosi tha se Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë dy nga pikat më të vështira pasi situata është shumë e ngarkuar. Ai apeloi banorët e zonës që të mbështesin forcat e marinës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 16.04.2018

TIRANË, 16 prill / ATSH / – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi së bashku me këshilltarin e kryeministrit, Sandër Lleshi dhe përfaqësues të prefekturës së Durrësit, inspektuan fillimin e aksionit të pastrimit në urën pranë “Vila Aeroport” nga Komanda e Forcave Detare.

Ministri Klosi tha se Ura e Gjolit dhe ura pranë “Vila Aeroport”, janë dy nga pikat më të vështira, pasi situata është shumë e ngarkuar.

Ai apeloi banorët e zonës që të mbështesin forcat e marinës.

Apeli i kreut të Turizmit dhe Mjedisit ishte edhe për biznesin lokal, shoqërinë civile, të rinjtë dhe aktivistët. Përfaqësuesi i prefekturës së Durrësit u shpreh se prioritet i pastrimit janë dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen, për pastrimin e të cilëve do të vijojë puna jo vetëm gjatë kësaj jave, por edhe pas datës 22 prill.

Java e Tokës është hapur sot në të gjithë vendin me aksione pastrimi, të drejtuara nga prefekturat dhe pushteti lokal kryesisht në bregdet dhe në shtretërit e lumenjve. /n.l/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.