FOTO/ Turistët holandezë zgjedhin Qafë Shtamën për fundjavë

111

FOTO/ Turistët holandezë zgjedhin Qafë Shtamën për fundjavë

FOTO/ Turistët holandezë zgjedhin Qafë Shtamën për fundjavëhttps://ata.gov.al/2018/04/16/foto-turistet-holandeze-zgjedhin-qafe-shtamen-per-fundjave/Një nga studentët holandez u shpreh se “këtu natyra është e jashtëzakonshme, pishat e larta, ajrit të freskët, ujit që thonë se e konsumonte familja mbretërore”. "Prania e ariut të murrmë ishte shumë interesante, që ecte përmes malit në dëborë dhe unë guxova ti afrohesha”, tregon aventurën e tij njëri prej studentëve.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 16.04.2018

 

TIRANË, 16 prill / ATSH – N. Lena / – Parku Kombëtar i Qafë Shtamës është kthyer tashmë në një nga destinacionet më të preferuara për t’u vizituar në fundjavë nga turistët.

Një grup turistësh nga Holanda, vizituan përgjatë tre ditëve Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Ata u njohën me bukuritë natyrore që ky park ofron, nga Masivi i Pishës së Zezë, Ahut, Kroit të Nënës Mbretëreshë dhe ajrit të pastër.

Pavarësisht motit të ngrohtë, vlerat kurative që ofron Qafë Shtama, janë një nga arsyet pse po vizitohet aq shumë ky park.

Turistët e huaj patën dhe një surprizë ”bio”, sepse në faqet pyjore të malit, u shfaq për pakë kohë një Ari i Murrmë, i cili lëvizte përgjatë Majës së Liqenit, në lartësinë 1725 m mbi nivelin e detit.

Ata përfituan duke bërë dhjetëra fotografi në distancë të ariut që lëvizte, duke lënë gjurmë në dëborën që ende nuk është shkrirë në këto lartësi.

Ky park ofron kushtet për zhvillimin e turizmit të aventurës, me “hiking”, ‘bird watching”, “biking”, “trekking” dhe shumë lojëra në natyrë, falë dhe infrastrukturës që ofrohet.

Një nga studentët holandezë u shpreh se “këtu natyra është e jashtëzakonshme, pishat e larta, ajri i freskët, uji që thonë se e konsumonte familja mbretërore”.

“Prania e ariut të murrmë ishte shumë interesante, që ecte përmes malit në dëborë dhe unë guxova t’i afrohesha”, tregon aventurën e tij njëri prej studentëve.

Studentët vinin nga qyteti i Groningen, i cili është një nga qytetet më të vizituara në Holandë.

“Shifrat në 3-mujorin e parë, janë rreth 30% më shumë vizitorë, si në muzetë e Krujës, ashtu dhe në turizmin e natyrës, ku Qafë Shtama mbetet dhe destinacioni me kërkesën më të lartë nga operatorët turistikë”, thotë për ATSH-në Drini Masha, specialist për turizmin në Bashkinë e Krujës./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.