FOTO/ Restaurohen ikonat “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”

232

TIRANE,16 Prill /ATSH/ – Zbulimi i veprave me vlera kulturore dhe mirëmbajtja e tyre është në fokus të ministrisë së Kulturës dhe të specialistëve në çdo skaj të Shqipërisë.

Këto vepra po nxirren nga rreziku i harresës për tu bërë të aksesueshme dhe të prekshme për vizitorët vendas dhe të huaj me qëllim promovimin e tyre si dhe për tu njohur më nga afër me historinë dhe vlerat që ato kanë në trashëgiminë tonë kulturore.

Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit janë duke kryer ndërhyrje konservuese dhe restauruese në ikonat “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”.

Këto ikona janë pjesë e Pavionit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërhyrja nga specialistët konservuese dhe restauruese konsiston në konsolidimin e shtresës përgatitore dhe të pelikulit piktorik.

Specialistët që merren me rikonstruksionin e këtyre veprave arti kanë si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit ,duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.