FOTO/ Masat për sezonin turistik, vijon dezinsektimi në Nartë dhe Orikum

TIRANË, 16 prill /ATSH/- Në prag të hapjes së sezonit turistik, po vijon edhe procesi i dezinsektimit pranë vijës bregdetare nga veriu në jug të vendit.

Kështu, ditën e djeshme në Nartë dhe Orikum të Vlorës, procesi u krye përmes përdorimit të agjentëve biologjikë që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmat e tjerë ujorë, përveç larvave të mushkonjave.

Dezinfektimi po zhvillohet në kuadër të programit kombëtar të dezinsektimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për një sezon turistik të sigurtë. /z.tosku/ /a.g/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.