Deklarimi i TVSH-së, biznesi i vogël do të asistohet në çdo hap

50

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Drejtoria Rajonale Tatimore e Durrësit zhvilloi sot takime informuese me biznesin e vogël në qytetin e Kavajës, ku janë 159 subjekte që janë përfshirë në skemën e TVSH-së.

Gjatë ditës së sotme, drejtuesit dhe punonjësit e zyrës së shërbimit ndaj tatimpaguesit vizituan në terren 73 biznese të vogla, ku pjesa më e madhe deklaruan se ishin informuar edhe më parë dhe i njihnin procedurat.

Punonjësit e shërbimit ndaj tatimpaguesit i siguruan subjektet e biznesit të vogël, se do të asistohen në çdo hap për të përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet e tyre ligjore.

Ata i ftuan subjektet që të marrin pjesë në trajnimet e organizuara për këtë temë, për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të qartësuar çdo problem që mund të kenë.
/a.gjonaj//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.